Kanadaja ka konfirmuar 1,435 raste të lisë së majmunëve, duke përfshirë 42 shtrime në spital, tha të Agjencia e Shëndetit Publik.

Nga rastet e konfirmuara, 684 janë nga Ontario, 524 nga Quebec, 175 nga British Columbia, 41 nga Alberta, 6 nga Saskatchewan, 2 nga Yukon dhe nga 1 nga Nova Scotia, Manitoba dhe New Brunswick, tha agjencia shëndetësore.

Rastet e lisë së majmunëve mbeten të ulëta në Kanada dhe ka pasur 24 raste të reja për tre javët e fundit.

Dozat e dyta të vaksinës kundër lisë së majmunit po shpërndahen në vend. Komiteti Këshillimor Kombëtar për Imunizimin rekomandoi që vaksina kundër lisë së majmunit të përdoret si një vaksinë parandaluese me dy doza për ata që janë në rrezik ekspozimi, me dozën e dytë, vetëm për njerëzit që nuk kanë simptoma, të administrohet 28 ditë pas të parës.

Sipas ekspertëve, lija e majmunit është një sëmundje virale që mund të përhapet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar, duke përfshirë përmes përqafimeve, puthjeve, masazheve ose marrëdhënieve seksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb