Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nëpërmjet një prononcimi për mediat foli për procesin e digjitalizimit në qytetin e Lushnjës, teksa u shpreh se nga procesi i digjitalizimit, janë qytetarët ata që përfitojnë.

Ai deklaroi se qytetarët përfitojnë shpejtësi në marrjen e shërbimit, saktësimin e të dhënave dhe siguri në prona.

Po ashtu Lame u shpreh se është duke u punuar dhe me mbylljen e procesit në qytetin e Tropojës dhe kjo vjen si shkak e zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit.

“Çfarë fitohet nga Digjitalizimi;Rrit shpejtësine e shërbimit;Saktësimi i të dhënave;Rrit sigurinë e pronës. Qytetarët kanë mundësi për të marrë shërbim online në çdo moment.

U mbyll Lushnja, po punohet me Tropojën, bumi për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit na stimuloi që ti drejtohemi këtij qyteti për të mbyllur procedurën e digjitalizimit”, u shpreh Lame.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: