Ky është 39-vjeçari Briken Sanaj që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës te “Kodra e Diellit” në Tiranë.

39-vjeçari u qëllua teksa po lëvizte më këmbë kur sapo kishte parkuar makinën në garazhin e pallatit ku jetonte.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autorët e kanë ndjekur më këmbë Sanajn dhe e kanë qëlluar me armë, teksa 3 plumba e kanë kapur në pjesën e kokës.

Autorët më pas janë larguar me një automjet që i priste jashtë zonës rezidenciale.
Dyshohet se autorët kanë monitoruar lëvizjet e Sanajt dhe në momentin që ka qenë i vetëm e kanë qëlluar duke e ekzekutuar.

Sanaj
Sanaj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb