Detaje të reja për ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autorët e kanë ndjekur Sanajn dhe e kanë mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kohës.

Mbrëmjen e kaluar 39-vjeçari sapo ishte kthyer nga Lezha, ku kishte qenë në një sebep familjar.

Briken Sanaj 3
Briken Sanaj 3

Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar gjithë itinerarin e tij të lëvizjeve. Po kështu mësohet se në vitin 2010 Sanaj ka pasur konflikt me një familje tjetër. Të gjitha këto pista dhe dyshime po hetohen nga policia për të zbardhur krimin që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb