Rusia ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi pas një sulmi me dron në flotën e saj në Krime.

Kremlini zyrtar argumentoi se marëveshja ishte “e vështirë për tu realizuar” sepse siguria e dërgesës nuk ishte në gjendje të garantohej, por nuk pranoi të komentonte në cilat rrethana mund të ndodhte.

“Në kushtet kur Rusia flet për pamundësinë e garantimit të sigurisë së transportit në këto zona, një marrëveshje e tillë vështirë se është e realizueshme dhe merr një karakter tjetër”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB tre muaj pas nënshkrimit të saj, duke shkaktuar kritika në mbarë botën me Ukrainën duke e akuzuar atë për “shantazhimin e botës me anë të urisë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: