SHBA

Në mes të thashethemeve për një ndarje të mundshme me bashkëshortin Ben Affleck, JLo ka trazuar sërish fansat e saj.

Affleck u pa pa unazën e tij të martesës, duke nxitur thashethemet për një ndarje të mundshme. Pasi u publikuan lajmet për divorcin e tyre të mundshëm, këngëtarja e njohur vendosi të shpërndajë në Instagram disa foto që kanë çmendur ndjekësit e saj.

JLo ka pozuar me të brendshme në një shtrat, me një buzëqeshje të madhe dhe me flokë krejtësisht të lëshuar. Postimi i saj në Instagram ka grumbulluar gati dy milionë pëlqime, si dhe komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit.

Ndërkohë mediat kanë postuar disa foto të aktorit të njohur në Los Angeles, ku banon me JLo, duke treguar se nuk e ka mbajtur unazën e martesës. Si të mos mjaftonte kjo, ai u pa i mërzitur, pasi këngëtarja kishte marrë vendimin të hidhte një koleksion motoçikletash që kishte aktori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: