Në një telefonatë me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Gjermaninë për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe theksoi nevojën për të ndërtuar një mburojë ajrore mbi Ukrainë.

Deklarata përkatëse është bërë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter.

“Pata një telefonatë me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.  E Informova për terrorin raketor nga RF. Falënderoj Gjermaninë për mbrojtjen ajrore të ofruar. Ne duhet të ndërtojmë një mburojë ajrore mbi Ukrainë”, shkroi Zelensky.

Presidenti i Ukrainës theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të Iniciativës së grurit.

“Ne nuk duhet të lejojmë që bota të shantazhohet nga uria”, shtoi Zelensky.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që po dilnin në rrugët dhe sheshet e qyteteve evropiane për të treguar mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb