Bankieri dhe sipërmarrësi miliarder Oleg Tinkov ka hequr dorë përfundimisht nga shtetësia ruse për shkak të konfliktit në Ukrainë , të cilin ai e ka kritikuar më parë.

“Kam marrë vendimin për të hequr shtetësinë ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të asociohem me një vend fashist që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë”, tha Tinkov.

“Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, që të dobësojmë regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij dhe ta dërgojmë atë përfundimisht drejt humbjes”, shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ndau një imazh të një certifikate që konfirmon “heqjen dorë nga” shtetësia ruse. “Unë e urrej Rusinë e Putinit, por i dua të gjithë rusët, të cilët janë qartësisht kundër kësaj lufte të çmendur!” ka shkruar Tinkov.

Tinkov, 54 vjeç, ka kritikuar ashpër ofensivën e Rusisë në Ukrainë , duke e përshkruar atë si një “luftë të çmendur” pasi ai i bëri thirrje perëndimit t’i jepte fund “masakrës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb