Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike Eno Bozdo ka deklaruar ditën e sotme në selinë blu se në primaret e PD do përcaktohen dy elementë të rëndësishëm që nuk kanë qenë në primaret e 6 marsit, të cilat janë vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare.

Ai shtoi se në primare përveç anëtarëve do të kenë mundësi për të votuar edhe simpatizantët e partisë, të cilët do të regjistrohen për të votuar, ndërsa shtoi se përzgjedhja e kandidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor.

Njoftimi i plotë:

Anëtari i KOKOE, Eno Bozdo: Përcaktohen dy elementë të rëndësishëm që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare. KOKOE organizon procesin zgjedhor të primareve. Pra në rolin e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me votimin e anëtarësisë, por do votojnë edhe simpatizantët. Pasi të shpallet data e primareve me vendim të Kryesisë, KOKOE shpall në mënyrë automatike hapjen e procesit zgjedhor që i paraprin fushatës së kandidatëve dhe përfundon me datën e mbajtjes së primareve.

Kemi dy operacione që po ndodhin dhe KOKOE është përgjegjëse: regjistrimi i kandidatëve dhe fillimi i procesit në degët kryesore për regjistrimin e simpatizantëve.

Ne mendojmë se data e përshtatshme për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor.

Këtu përcaktohen edhe dy gjera të rëndësishme që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: