Policët serbë në katër komunat veriore të vendit nuk duan të zbatojnë urdhrat e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e shqiptimit të qortimit rreth konvertimit të targave.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, gjatë një konference për media të mbajtur sot në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur se janë dërguar policë nga Prishtina për të ushtruar trysni ndaj policëve në veri që të vendosin “qortime” për vozitësit me targa KM.

“Drejtoria e Policisë së Përgjithshme në Prishtinë ka dërguar sot patrulla policore në veri pa lejen dhe dijen tonë. Me këto veprime, po margjinalizohet roli i Drejtorisë së policisë në veri, ndërkohë që e kemi bërë të qartë edhe më herët se policët e rajonit të veriut nuk mund të marrin pjesë në aksionin për targat, të cilin e konsiderojmë politik dhe të drejtuar kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne”, ka thënë Gjuriç.

Në konferencë përveç eprorëve policorë, ka marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiç, si dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviç./KP

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: