Shtatë ndeshje dhe shtatë fitore, vazhdon të mos njohë humbje skuadra e Milwaukee Bucks në Konferencën e Lindjes në NBA, që bindi 116-91 ndaj Detroit Pistons, në një ndeshje pa shumë histori dhe dominuar totalisht nga Bucks. Përsëri suksesi mban firmën e të zakonshmit Giannis Antetokounmpo, autor i 32 pikëve e 12 rebound.

Po në këtë konferencë, fiton edhe Chicago Bulls, që falë një loje të mirë kolektive, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mposhti 106-88 Charlotte Hornets. Bulls treguan edhe njëherë tjetër se nuk ishte e rastësishme fitorja e një dite më parë ndaj Brooklyn Nets.

Në Perëndim, vjen fitorja e dytë radhazi për Los Angeles Lakers, që këtë herë mposhti 120-117 New Orleans, sukses që erdhi vetëm pas kohës shtesë. Një ndeshje që dukej se po shkonte në favor të miqve, por një tripikësh në sekondën e fundit të kohës së rregullt nga Ryan çoi ndeshjen në shtesë.

Më pas, Lakers morën kontrollin e lojës dhe fituan me 3 pikë diferencë. Ëalker ishte shënuesi më i mirë me 28 pikë. James dhe Davis shënuan nga 20 pikë secili, por të dy së bashku rikuperuan 26 topa në tabelë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb