Nga: ENEIDA CAKERRI
500 gr patate
500 gr kungull portokalli
200 gr mish pule
200 gr djathë të bardhë
4 vezë + 2 të verdha veze
120 ml qumësht
2 lugë miell misri
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper të zi
Vaj ulliri
Patatet dhe kungullin i grijmë në rende. Kungullin e lëmë të kullojë për 1 orë. Në një tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin, majdanozin, djathin, piperin dhe më pas patatet me kungullin dhe pulën si dhe vajin e ullirit. E kalojmë në një tavë dhe e pjekim me 180-200 gradë për 1 orë.