Pamjet e një adoleshenteje turke e cila humbi jetën pasi u përpoq të kapte telefonin, janë bërë virale në rrjet.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 tetor, ndërsa pamjet e momentit të kapura nga kamerat e sigurisë janë bërë publike vetëm së fundi.

15-vjeçarja Melike Gun Kanavuzlar u përpoq të kapte telefonin që i shpëtoi nga dora ndërsa ishte në katin e katërt të një ndërtese, çka shkaktoi humbjen e ekuilibrit dhe rënien nga lartësia.
Adoleshentja është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku humbi jetën pas 18 ditësh kujdesi intensiv.
https://www.youtube.com/watch?v=mtlzy7v8yYc&t=13s
(BalkanWeb)
