Mbrëmjen e sotme është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Bëhet me dije se në takim është marrë vendimi për emërimin e drejtuesve të kësaj partie.

Vendimet e mbledhjes së parë të Kryesisë së Partisë të Lirisë:

3 nëntor 2022

Kryesia e Partisë së Lirisë e drejtuar nga Kryetari i partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e parë të saj mori sot disa vendime të rëndësishme.

Me propozim të kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Meta kryesia miratoi sot:

Elona Guri, Sekretare Organizative e Partisë së Lirisë

Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

Endrit Braimllari, Sekretar Politik për Qarkun e Tiranës

Edmond Haxhinasto, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit

Monika Kryemadhi, Sekretare Politike për Qarkun e Fierit.

Vendimet e Kryesisë së sapo zgjedhur të Partisë së Lirisë vijnë një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, që zgjodhi me votim të fshehtë strukturat më të larta drejtuese të partisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: