Kancelari gjerman Olaf Scholz ka takuar presidentin kinez Xi Jinping. Scholz është lideri i parë që viziton Pekinin që nga pandemia e COVID-19.
Por udhëtimi i tij ka ngjallur polemika në Gjermani dhe shqetësime në Europë.
Vizita e tij vjen pas Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, në të cilën presidenti Xi forcoi kontrollin e tij mbi pushtetin dhe rriti shqetësimet në Perëndim për qëllimet e tij ndaj Tajvanit.
“Sinjali që po dërgohet është se ne duam të zgjerojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin tonë ekonomik – kjo duhet vënë në pikëpyetje,” thotë Felix Banazsak, një politikan nga Partia e Gjelbër, një partner në qeverinë e koalicionit të zotit Scholz.
Dhe udhëtimi i tij në Kinë i paralajmëruar, por jo i koordinuar me të tjerët në BE, ka tronditur mbarë Evropën.
Emmanuel Macron i Francës së fundmi paralajmëroi Scholz se ai rrezikonte të izolohej.
Ndërsa Evropa dhe Gjermania, para së gjithash, heqin dorë nga varësia e saj nga gazi rus, pyetja është kjo: A është Berlini, i verbuar nga perspektiva e marrëveshjeve të biznesit, i lidhur shumë afër Kinës?
(BalkanWeb)