Vladimir Putin ka thënë se civilët në Kherson duhet të evakuohen pasi është zona me “operacione më të rrezikshme”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Rusia deklaroi se kishte aneksuar rajonin në shtator dhe qyteti i Khersonit është qyteti më i madh ukrainas nën kontrollin e Moskës.
Megjithatë, forcat ukrainase kanë ndjekur prej kohësh një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin.
“Tani, sigurisht, ata që jetojnë në Kherson duhet të largohen nga zona e veprimeve më të rrezikshme, sepse popullsia civile nuk duhet të vuajë,” citoi RIA të ketë thënë zoti Putin gjatë një takimi me aktivistët pro-Kremlinit.
Javët e fundit ka pasur disa spekulime se Rusia mund të tërhiqet nga qyteti i Kherson.
Dje, një zyrtar i instaluar nga Rusia në Kherson tha se forcat e tyre “me shumë gjasa do të niseshin për në bregun e majtë” të lumit Dnipro, duke u bërë thirrje civilëve të evakuohen.
Muajin e kaluar autoritetet e instaluara nga Rusia në Kherson urdhëruan një evakuim “të menjëhershëm” mes paralajmërimeve për një kundërofensivë ukrainase – me mijëra që iknin përtej lumit Dnipro.
Kherson është strategjikisht i rëndësishëm dhe një objektiv kryesor për të dyja palët për shkak të lumit dhe portit të tij kryesor.
