Pas paralajmërimit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesme dje, sot disa biznese janë hedhur në protestë, për shkak të rritjes së çmimeve.

Përfaqësuesit e shoqatave iu bënë thirrje dje bizneseve që të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie, nga ora 10:00 deri në 11:00.

“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori”, thanë përfaqësuesit dje. Ndërkohë, sipas vëzhgimeve në terren të gazetarit të “News24” Osman Stafa, shumë prej bizneseve nuk i janë përgjigjur thirrjeve, duke vijuar aktivitetin e tyre. Vëzhgimi është bërë në rrugën “Myslym Shyri” ku ka dhe shumë biznese.

Ja kërkesat që kërkohen të miratohen:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: