Në dhomat e zhveshjes të Real Madrid djeg akoma ai egoizëm i Gareth Bale në sfidën kundër Valencia-s. Bale duhet të shërbente për Benzema, por mëngjarashi kërkojë zgjidhje personale, një moment i cili acarojë tej mase Benzema-n. Cristiano Ronaldo dhe Benzema gjatë pjesës së mbetur të ndeshjesh u panë shpesh duke komunikuar në distance, sigurisht për gjestin e Bale.

Ai egoizëm i shfaqur nga Bale pati një ndikim të drejtpërdrejtë në fatet e sfidës, pasi Reali pësojë humbjen e parë pas 22 fitoreve radhazi. Reagimi nuk ishte vetëm në fushe, nga Ronaldo e Benzema, por edhe në bankinë, me Carlo Acelotti-n që e përjetojë në të njëjtën mënyrë. Mgjth në konferencë për shtyp trajneri i Realit përpiqet të justifikojë Bale: “E pashë aksionin, nuk kishte hapësirë për të pasuar, Bale nuk është një lojtar individualist”, theksojë Ancelotti. Përtej deklaratës së Ancelotti-t, nga aksioni u duk qartë që Bale nuk mendojë për skuadrën por kërkojë zgjidhje personale, statusin e heroit, që në fund i shkaktoi Realin një humbje aspak të pëlqyeshme.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb