Ben Blushi ka ndarë në rrjetin social Facebook një moment nga një takim me një baoër në Laç, të quajtur Martin Rika.

Blushi përcjell mes rreshtash emocione të këtij takimi duke sjellë edhe vuajtjet e 80-vjeçarit, jo vetëm shëndetësore, por edhe vështirësi të përballura gjatë jetë.

Statusi:

MARTIN RIKA, I RAFTË PIKA

Shkova në Lac. Nga aty në Zheje. Takova një burrë. Me tre dhi.

Si je,i thashë

A je ku je mërzit?

Jo nuk jam mërzit, i thashë

Ça bën këtu, më pyeti

Dua të të bëj një fotografi,

Mirë ma bëj

Si quhesh,e pyeta

Martin Rika

Sa vjec je ?

80 vjec

Ke ndonjë sëmundje?

Prostat, tha Martini

Paske vuajtur, thashë

Me tuba me qese

Më vjen keq, i thashë

Tani jam mirë,i hoqa veglat

Po si ja bën,e pyeta

Kam mbaru punë, shtatë fëmijë i kam bërë

Po gruaja sa vjec është?

11 vjet më e vogël

I ke martuar fëmijët?

Gjashtë vajzave ju kam gjetur burrë

E pranuan?

Cfarë të duash ti baba, më thanë

Si është ky fshat?

Këtu është Albulena,ku ka luftuar Skënderbeu

Ou,nuk e dija,thashë unë

Janë vrarë 400 vetë,tha Martini

Shqiptarë apo turq?

Nuk e di ca ishin,po aty ku u vranë del uji si kos

Si mund të jetë uji kos,e pyeta

Shtatë herë në ditë e ndryshon ai ujë ngjyrën

Po përvec kosit cfarë ngjyre tjetër merr?

I kuq si verë,i bardhë si kos,gurkali,jeshil dhe i verdhë

Qenka vend i cuditshëm Zheja, thashë unë

E ka bekue Perëndia,tha Martini

A ka probleme këtu?

Nëse dikush krijon probleme e heqin qafe

Ca thua Martin?

Po pse me të prekë dikush vajzën patjetër e heq qafe

Si e heq qafe?

1 milion lekë duhen dhe mbaron ajo punë

Si quhet ajo dhija,e pyeta

A nuk e shef që është e bardhë,Bardha quhet

Përqafoje,thashë unë

A Martin Rika të raftë pika,tha Martin Rika

Pse të të bjerë pika,e pyeta

Më bëre të përqafoj një dhi,tha Martini

Ca të japin këto dhi,e pyeta

Qumësht që e bëj djathë dhije

Më pëlqen shumë djathi i dhisë, thashë unë

Hajde nga shtëpia pimë verë me djathë, tha Martini

Një herë tjetër,thashë unë

Një herë tjetër ndoshta kam vdekur, tha Martini

Pse e ke në plan të vdesësh shpejt, e pyeta

Varrin e kam gati,tha Martini

Ca thua,i thashë

Hajde ta tregoj,tha Martini

Shkuam

Ja varri i babait dhe i nënës

Po ky?

Ky i vëllait,ky i djalit të vëllait,ky i nuses së vëllait tjetër

Po ti ku do varrosesh?

Ja këtu ngjitur me babain

Bashkë me gruan?

Me mua në një varr do vijë

Ikim Martin,i thashë

Shkojmë pimë nje verë nga shtëpia,tha Martini

Një herë tjetër,thashë unë

Më erdhe në varr po jo në shtëpi,tha Martini

Këtu ishte më bukur, thashë unë

Blushi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: