Armando Dobra kishte rolin e protagonistit kryesor për skuadrën e tij sot, teksa ia ka dale që me një gol shumë të rëndësishëm të sigurojë kalimin në turin e dytë të Kupës FA të ekipit të Çesterfilld.

Mesfushori shqiptar, i cili në edicionet e kaluara ka qenë një nga futbollistët kryesorë të përfaqësueses Shpresa dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u bërë pjesë edhe e Kombëtares A, ka shënuar sot golin e tij të parë në stadiumin e ekipit të cilit iu bashkua në verë, në sfidën përballë Northempton.

Kjo e fundit cilësohej favorite për të kaluar më tej, pasi merr pjesë në League Tëo, ndërsa  Çesterfilld në National League. Por një gjuajtje me harkim e Dobrës në hyrje të zonës i ka dhënë avantazhin skuadrës së mesfushorit shqiptar që në minutën e 14 dhe më pas skuadra e tij u mbrojt mirë duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm më shumë për imazhin në turneun më të vjetër futbollistik në botë.PanoramaSport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb