Tre nga shtetasit e implikuar me kalimin e kokainës në portin e Durrësit e cila ishte fshehur në banane janë arrestuar ndërsa sot gjykata ka dhënë edhe vendimin e marrë për secilin prej tyre.

Shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, të cilët ndihmuan në tentativën për të kaluar 33 kilogramë kokainë, u arrestuan për trafikim të lëndëve narkotike dhe falsifikim kompjuterik.

Raportohet se gjykata ka vendosur për të tre personat arrest me burg deri sa të mblidhen provat e mjaftueshme për implikimin e tyre, ndërsa të tre kanë mohuar çdo akuzë që i lidh me ngjarjen.

Sakaq, avokatët e tyre kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë kërkuar lirimin e tyre ose dhënin e masës ‘detyrim paraqitjeje’

Nga ana tjetër mbetet ende në kërkim Trifon Murataj i cili dyshohet se është përfshirë gjithashtu në kalimin e 33 kilogramëve kokainë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: