Manchester United ka pësuar disfatë 3-1 në transfertën e Premier League ndaj Aston Villa.

“Dora” e trajnerit të ri të skuadrës së Aston Villës, Unai Emery dha efektet e veta që në minutat e para. Ekipi nga Birmingham realizoi 2 herë në fillimin e sfidës, me anë të Baily dhe Digne.

“Djajtë e kuq” ishin mjaft me fat, teksa një autogol i Ramsey në minutën e 45-të hap llogaritë e ndeshjes. Gjithsesi, po Jacob Ramsey do shlyente gabimin sapo filloi fraksioni i dytë, me goditjen e tij që shkoi pas shpinës së De Geas.

Cristiano Ronaldo e nisi si titullar këtë takim, por si shumë herë këtë sezon, edhe këtë të dielë pasdite nuk bëri dot ndryshimin. Aston Villa merr pikë të rëndësishme për ngjitjen në tabelë, ndërsa United mbetet e pesta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb