Imazhet e modeleve që pozojnë para simbolit të kryeqytetit francez me rroba banje provokuese, të cilat ekspozojnë format e tyre kanë ngjallur reagime të forta, duke detyruar autoritetet të ndalonin xhirimet dhe t’u kërkonin vajzave të mbuloheshin.
Megjithatë, dy supermodelet, 24-vjeçarja Gabriela Verciani dhe 27-vjeçarja Gambili, nuk hoqën dorë, teksa më pas i postuan fotot dhe në rrjetet e tyre sociale. Në komente ishin të shumtë ata që i kritikonin vajzat duke u thënë se duhet t’u vijë turp, apo edhe që e tepruan.
Një nga vajzat ka reaguar për rastin, duke thënë se sipas saj gjithçka që po bënin ishte më se normale.
Gruaja e tretë, e cila quhet Vanessa Lopez, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin: “ U arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë për bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje.”
View this post on Instagram
Ajo shtoi se fillimisht nuk e dinte që fotot do realizoheshin para kullës, e po ashtu se nuk e dinte që fotot me rroba banje në këtë vend ishin të ndaluara, deri në momentin që u tha policia.
Kulla Eifel është një ndër atraksionet më të njohura në botë dhe vizitohet nga shumë turistë, por nga ana tjetër parizienët ankohen shpesh për turistët.