Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se me projektin e ri të Portit të Durrësit mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Në një konferencë për mediat Meta tha se pjesë e këtij projekti është bërë dhe një kompani tjetër nga Dubai, offshore.

“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e mln euro për qytetarët shqiptarë. Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitorë dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit. Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj PL do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet.”, tha Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb