Brazili publikoi dje listën e të ftuarve për Botëorin e Katarit. Trajneri Tite vendosi që mos të thërrasë sulmuesin e Athletico Madrid, Matheus Cunha, duke e lënë kështu në shtëpi. Vetë Cunha ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon momentin që mori vesh se nuk do jetë pjesë e listës.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe mbështetjeje. Ishte e vështirë, ishte e dhimbshme, por kjo është pjesë e jetës”, ka shkruar ai. 23-vjeçari ka luajtur për Brazilin 8 ndeshje, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të U20 dhe U23.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb