Aitor Karanka nuk është më trajner i Granadës. Lajmi ka ardhur nga klubi spanjoll i La Liga 2, me anë të një postimi në rrjetet sociale.Shkak për për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, teksa skuadra ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje në 5 takimet e fundit.

Karanka numëron 21 sfida në pankinën e këtij klubi, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.48 pikë për ndeshje. Ka qenë pikërisht 49 vjeçari spanjoll që i ka besuar shumë sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni, duke i dhënë shpeshherë çelësat e sulmit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb