Sulmuesi i VfL Wolfsburg, Lukas Nmecha ishte në garë për një vend në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës. Gjërat për lojtarin nuk shkuan siç duhet, pasi u dëmtua mbrëmë në kampionat.
Lojtari 23-vjeçar pësoi një lëndim në gju në fitoren 2-0 të Wolfsburgut ndaj Borussia Dortmundit, çka do ta mbajë jashtë fushës për disa javë. Prandaj, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës.
“Është për të ardhur keq që Lukas do të humbasë ndeshjen e fundit konkurruese këtë vit dhe se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë as në Kupën e Botës në Katar. Ne i urojmë rikthim të shpejtë,” tha drejtori i Wolfsburg, Jörg Schmadtke.Nmecha është paraqitur shtatë herë për Gjermaninë.


