Ndërsa opinioni dhe perceptimi publik e ndan mes artistit të dikurshëm e politikanit të mëvonshëm, Arben Imami, vjen para lexuesit me qasjen e tij universitare e filozofike, si fillesë e kahershme, përmes librit të sapobotuar me “Uetpress” me titullin “Tri format e mendimit”.

“Filozofia është dashuria e parë. E kam lexuar filozofinë dhe e kam shteruar atë që ka qenë e botuar në vitet e rinisë sime. Fakti që u përfshira në hapat e mëtejshëm të jetës sime, është  për shkak se nuk gjeta përgjigje.”, ka thënë Arben Imami.

Pasioni i tij i hershëm për filozofinë është shënjuar te ai edhe si realizues i një kolane me emrat më përfaqësues të mendimit filozofik me 55 libra.

Ndërkaq, libri tij i parë filozofik “Tri format e mendimit” preokupohet të gjejë një koherencë mes formës mitologjike, religjioze e racionale të njohjes së botës.

“(Libri)Nuk është shkruar duke e ditur se si do të jetë.  E ka thënë Foucalt “askush nuk e di fatin e  librit të tij”. Por është një libër ku më çoi kërkimi dhe pyetjet e njëpasnjëshme. Gnosticizmi nuk është as fe as racionalitet. Dhe nëse nuk është as fe as racionalitet, është një lloj i tretë. Dhe këtu nisi kërkimi dhe përfundova te mitologjia. Gnostis është forme mendimi, shfaqjet e tij janë kulturore”, tha ndër të tjera ai.

Bashkautor i dispozitave të para kushtetuese dhe pjesë e grupit për kushtetutën e ’98-ës, ish deputet e ish ministër, ai tha se nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë a të keqe.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: