Deputeti i PD Tritan Shehu gjatë një vizite në Gjermani ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit e Kërkimit shkencor Bettina-Stark Watzinger, ndërsa u fokusuan te roli parësor i Procesit të Berlinit për zhvillimin për të ardhmen europiane të Shqipërisë e rajonit.
Shehu ndau në Facebook se gjatë takimit kanë biseduar edhe për rreziqet që po kërcënojnë vendin dhe rajonin në rrugën e demokracisë, bashkëpunimit dhe integrimit europian.
Ai bëri me dije se ministrja Watzinger shprehu vendosmërinë për të çuar përpara Procesin e Berlinit në tërësi si dhe në fushën e arsimit, shkencës e inovacionit.
Postimi i plotë:
Berlin.
Me Ministrin Federal te Arsimit e Kerkimit Shkencor te Gjermanise.
Procesi i Berlinit, projekti madhor europian per Rajonin tone!
Takimi me antaren e Qeverise Federale, Ministren e Arsimit e Kerkimit Shkencor, Zj. Bettina-Stark Watzinger, u fokusua tek roli paresor i Procesit te Berlinit per zhvillimin, per te ardhmen europiane te Shqiperise e Rajonit, bashkepunimin rajonal.
Shkembyem mendime edhe per rreziqet, qe po kercenojne vendin tone e Ballkanin Perendimor ne rrugen e demokracise, bashkepunimit te vertete e integrimit europian.
Zj.Ministre shprehu vendosmerine per te cuar perpara Procesin e Berlinit ne terresi, si edhe ne fushen e arsimit, shkences e inovacionit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb