ITALI-Lutje për ndihmë nga nëna shqiptare Edlira Çopa që natën e 9 marsit 2014, vrau me thikë tre vajzat e saj; Sidney 3 vjeç, Keisi 10 vjeç e Simona 13 vjeç, në Lecco të Italisë.

“Mos më braktisni, e vetme nuk mund t’ia dal dot”, është thirrja që bëehet nga klinika psikiatrike në komunën e Kastiglione delle Stiviere në provincën e Mantovës ku ndodhet e shtruar me diagnozën e “paaftë të kuptojë e gjykojë, si një rrezik social”.
Edlira Çopa i ka dërguar një letër të shkruar at Franko Cecchin, priftit të qytezës San Nicolo di Lecco dhe priftit Adriano Bertochi, të cilët e vizitojnë shpesh në klinikë.

Me zërin e dy priftërinjve Edlira Çopa kërkon ndihmë.
“Tashmë e ka kuptuar aktin e tmerrshëm kundër natyrës që ka kryer,” shprehen ata.

“Edlira kërkon të kthehet pas në kohë e të sakrifikohet për vajzat e saj, por nuk është e mundur. Vajzat i mungojnë shumë e ka një boshllëk të pakapërcyeshëm. Kërkon ta ndihmojmë e mos ta lëmë vetëm, ka nevojë për persona që i shfaqin mëshirën e Zotit, ka nevojë për njerëz që e mirëpresin pa e gjykuar. Është një rrugëtim njerëzor,terapeutik i vështirë e i dhimbshëm”.

edlira

“Falë punës së operatorëve e stafit të klinikës ku ndodhet e mbyllur, Edlira po e merr veten ngadalë, dhe pse është në një vëzhgim special pasi ekziston ende i fortë rreziku se mund të bie pre e dëshpërimit dhe e dramës së saj.”

“Një nga dëshirat e Edlirës, është t’i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit “gëzimet e jetës së saj”, e të qaj mbi varret e tyre në Kukës. Por është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetojë me boshllëkun që ajo vetë në mënyrë inkoshiente ka provokuar,” përfundojnë ata.

Ndërkaq Edlira Çopa vizitohet shpesh në klinikën e Kastiglione delle Stiviere dhe nga dy motrat e saj.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb