Lazio vuan më shumë se sa pritej përballë Monza-s, por në fund del me pikë të plota, duke festuar për këtë fitore që i vendos në vendin e dytë në Serie A, në kuotën e 30 pikëve, po aq sa edhe Milan.

Në ‘Olimpico’, Petagna kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 13-të me një gol shumë të bukur me finte, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ishte Romero që përfitoi nga një top i mbetur në zonë, duke realizuar për Lazio-n, goli i tij i parë në Serie A, në fund rezultoi një trepikësh.

Hysaj Nota
Hysaj Nota

Titullar dhe 90-minuta në fushë zbriti Elseid Hysaj, i vendosur në krahun e majtë nga Sarri: “Vuan shumë zbritjet e Carlos Augusto-s, edhe në nivel ofensiv ndërton pak”, nota 5,5 për Hysaj: Në këtë pikë të sezonit klasifikimi vlen zero, nuk e shoh fare”, u shpreh Sarri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb