2 ndeshje radhazi pa fitore në La Liga dukeshin një përjetësi në Madrid, Reali rikthehet te fitorja duke mposhtur Cadiz me rezultatin 2-1, duke reduktuar diferencën me dy pikë në raport me Barcelonën kryesuese.

Toni Kroos ishte lojtari i ndeshjes, autori i një asisti dhe një goli. Në minutën e 40-të, nxori Militao-n të vetëm në zonë me brazilianin që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Në minutën e 70-të, me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, Kroos dyfishojë shifrat.

Cadiz u përpoq të rikthehej në lojë duke ngushtuar rezultatin me Perez në minutën e 81-të, por vetëm kaq, pa mundur ti marrë pikë Real Madrid. Carlo Ancelotti shijon këtë fitore, një mbyllje e mirë e vitit, ndërsa tani shpreson që nga shtëpia të shoh një Botëror të bukur:

“Pauza vjen në një moment të mirë për ne. Kemi bërë një pjesë të parë sezoni pozitive, tani është koha të pushojmë. Botërori? Do ta shoh në shtëpi. Nuk ka favoritë, shpresoj që të jetë një Botëror i bukur dhe të fitojë skuadra më e mirë. Për fat të keq Italia nuk është”, u shpreh Ancelotti.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb