Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë sot publike listën e 26 emrave të grumbulluar për pjesëmarrjen në Botërorin 2022. Një listë ku nuk ka parw shumë surpriza, pasi tekniku kishte vendosur që t’u besonte kryesisht lojtarëve me të cilët fitoi Kupën e Amerikës në verën e kaluar.
Sipas mediave argjentinase, trajneri kishte lajmëruar personalisht 22 lojtarë dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte diskutuar dhe kishte zgjedhur katër emrat që mbeteshin, mes të cilëve ishte ai i Paulo Dibala, në formë jo edhe aq të mirë pas dëmtimit që pësoi te Roma.
Pikërisht Dybala, Correa, Foyth dhe Palazio ishin 4 emrat që mësohet se i janë bashkuar 22-shes që Scaloni kishte njoftuar me kohë, duke i paralajmëruar që të shmangnin dëmtime në ndeshjet e fundit. Ja emrat e ftuar:
(BalkanWeb)