TIRANË
Nuk kanë munguar flamujt amerikanë në protestën e sotme të thirrur nga opozita e bashkuar. Qytetarët janë mbuluar me flamujt shqiptarë, amerikanë dhe ata të PD-së në bulevard.
Një nga protestuesit mban në dorë një pankartë me citimin e Kushtetutës amerikane “We the people”.
Preambula e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, duke filluar me fjalët “Ne njerëzit”, është një deklaratë e shkurtër hyrëse e qëllimeve themelore dhe parimeve udhëzuese të Kushtetutës. Gjykatat e kanë cilësuar atë si dëshmi të besueshme të synimeve të Etërve Themelues në lidhje me kuptimin e Kushtetutës dhe atë që ata shpresonin se Kushtetuta do të arrinte.