Dy futbollistë shqiptarë kanë festuar sot titullin kampion në Bjellorusi, ku Shakhtjor Soligorsk, ka triumfuar përsëri, duke prerë biletën që të luajë në verë në Ligën e Kampioneve. Ardit Krymi dhe Valon Ahmedi kanë ngritur sot lart trofeun e fituesit, me mesfushorin i cili e ka festuar më së miri pasi ka shënuar edhe gol në ndeshjen që mbylli kampionatin.

Shakhtjor fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Belshina me shifrat 4-1 dhe Krymi ishte titullar nga minuta e parë, duke u larguar nga fusha e lojës në minutën e 69 për t’i bërë vend pikërisht Ahmedit. Këtij të fundit, iu deshën pak minuta në fushë për të realizuar golin e rezultatit 4-1 që vulosi këtë fitore për Shakhtjor, i cili mbylli kampionatin me 65 pikë, 5 më shumë se Energetik BGU, i cili u mund në ndeshjen e fundit.

Ahmedi ka regjistruar 25 ndeshje në këtë sezon me Shakhtjor, duke shënuar 2 gola. Për Krymin kanë qenë vetëm 11 ndeshje me fanellën e skuadrës bjelloruse të cilës iu bashkua në verë, kurse Viktor Feizhao, i huazuar nga Kukësit, ka luajtur vetëm në 5 ndeshje.PanoramaSport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb