Manchester United vuan por del me 3 pikë nga Craven Cottage (London), pasi mposhti 1-2 Fulham.
Në minutën e 15-të, Christian Eriksen do shënonte për “Djajtë e kuq”. Me këtë gol, ai u bë danezi i parë që realizon për Manchester United që nga viti 1995, i fundit ka qenë Peter Schmeichel.
Ekipi i Ten Hag do rezistonte deri në të 61-tën, kur James do vendoste ekuilibrat. Sërish mesfushori Eriksen u tregua protagonist absolut, teksa në fund dha asistin e golit të fitores për Garnacho.
Christian Eriksen gives Man United the lead at Craven Cottage.#FULMUNpic.twitter.com/ac1WxC0kjE
— H/F (@hfworld_) November 13, 2022
(BalkanWeb)
