Një milioner amerikan nga Çikago kërkon dëmshpërblim qindra mijëra euro nga pronari i lokalit të famshëm “Scorpios ” në Mykonos, pasi ka rënë në një pus, në parkingun e dyqanit të famshëm Wind Island, duke pësuar thyerje kockash e duke qëndruar për më shumë se tre muaj regjim shtrati.
Biznesmeni 33-vjeçar, i cili ka vizituar Mykonos vitet e fundit dhe ka qenë klient i “Scorpios” duke shpenzuar mijëra euro në tavolinat e para, sot jeton falë një mrekullie. Zjarrfikësve dhe një specialisti shpëtimi iu desh të ndërmerrnin një operacion gjatë natës për të nxjerrë amerikanin e plagosur rëndë, i cili u transportua me helikopterin në një spital privat në Athinë.
Në fakt, operacioni i shpëtimit nga pusi i thellë ishte aq i vështirë dhe i rrezikshëm, saqë edhe shpëtuesi u plagos rëndë. Për të transportuar Tadas Vilimas në SHBA, atij iu desh të udhëtonte me një avion sanitar privat dhe më pas u rishtrua në një spital privat atje.
Në padinë e bërë nga biznesmeni 33-vjeçar përmes studios ligjore N. T. Agapinos & Associates, ai përshkruan me detaje se çfarë ndodhi atë mbrëmje të ngrohtë vere në ishullin kozmopolit.
