Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr panxharë të marinuar
100 gr kastraveca të marinuar
4 lugë majonezë
4 lugë salcë kosi
4 lugë arra të grira
1 lugë kopër të grirë
1 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
Përgatitja
Panxharin dhe kastravecat i presim në copëza të vogla. Bëjmë bashkë salcën e kosit me majonezën, kripën, vajin e ullirit dhe shtojmë panxharin me kastravecat. I trazojmë, shtojmë arrat e grira dhe e servirim me piper te bluar dhe kopër.
(BalkanWeb)