Të paktën një person u vra dhe 10 u plagosën sot nga raketat që goditën selinë e Partisë Demokratike të Kurdistanit të Iranit në qytetin Koge pranë Arbilit, kryeqyteti i rajonit autonom kurd në Irak.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se Garda Revolucionare e Iranit shënjestroi me raketa dhe drone bazat e “organizatave terroriste” në Kurdistanin irakian.

Garda Revolucionare ka nisur sulme kundër bazave militante të opozitës kurde iraniane në rajonin kurd të Irakut verior pas vdekjes së kurdit iranian Makhsa Amini më 16 shtator.

Irani ka akuzuar luftëtarët kurdë në Irakun verior për nxitje të trazirave në tokën iraniane. Sipas burimeve në forcat kurde të sigurisë, dronët shënjestruan dy baza të disidentëve kurdë iranianë pranë Arbilit dhe Sulaymaniyah, por nuk raportohet për viktima.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb