Cristiano Ronaldo vendosi që të mos heshtë më, duke deklaruar mbrëmë se kohës te Manchester United duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi u shpreh se nuk kishte respekt për trajnerin Ten Hag dhe situata në klubin e “Djajve të Kuq” është më e keqe seç duket.

Më pas, këtë të hënë United doli me një qëndim zyrtar, ku shkruajti se do të analizojë vërtetësinë e intervistës, për të dalë më pas në një konkluzion.

Cristiano Ronaldo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket në stërvitje me Kombëtaren e Portugalisë. Edhe pse klubi nga Manchesteri kishte bërë me dije se lojtari nuk është në gjëndje për tu stërvitur, siç shihet nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb