Një çift ukrainas që morën nën kujdesin e tyre një djalë gjashtë vjeçar pasi prindërit e tij u vranë mes luftimeve në Ukrainë, kanë përshkruar se si ai u detyrua të hante lodrat e tij ndërsa fshihej nën tokë.

Ilya Kostushevich u detyrua të fshihej pasi nëna dhe babai i tij u vranë nga granatimet në qytetin port jugor të Mariupolit në javën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, raporton CNN.

Ndërsa trupat ruse goditën qytetin me artileri, djali i ri u strehua në një bodrum që i përkiste fqinjit të tij së bashku me të huajt për javë të tëra përpara se të dërgohej te çifti Vladimir Bespalov dhe Maria Bespalaya.

Çifti ishte detyruar të largohej nga shtëpia e tyre në Slovyansk, në rajonin lindor të Donetskut, pasi luftimet e ashpra filluan në rajon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata kishin postuar një apel në mediat sociale duke ndarë shpresat e tyre për të birësuar një fëmijë dhe shumë shpejt u kontaktuan nga një vullnetar që ndihmonte ata që iknin nga Mariupol.

Duke përshkruar rrethanat e rënda që djali i ri u detyrua të duronte, Maria i tha CNN: “Ai ishte aq shumë i sa filloi të hante lodrat e tij”.
“Burrat po pinin alkool dhe fëmijët e atyre fqinjëve e ngacmonin. Ai ishte i uritur dhe po ngrinte nga i ftohti.”

Ajo vazhdoi duke thënë se djali tani po mësohej, por ndihej ende i frikësuar.
“Ndonjëherë ai frikësohet. Ai është histerik dhe do të më thotë se është si të jesh kthyer në Mariupol, në errësirë”, shtoi ajo.

Maria vazhdoi duke thënë se ajo dhe partneri i saj, të cilët po planifikojnë të adoptojnë Ilya-n së shpejti, tani po përpiqeshin të mbronin djalin nga tmerret e luftës në vazhdim.

Dhe Ilya shtoi: “Unë nuk kam më frikë nga errësira. E di se drita do të kthehet përsëri.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb