Një nga elementët e ekipeve kombëtare në Botërorin e Katarit është logjistika, ku thelbësore janë fanellat, të cilat për tifozët janë të shenjta, sepse fundja identifikojnë një kombë të tërë.

Por kombëtarja e Ganës është në ankth për uniformat. Përgjegjësi i kombëtares së Ganës i ka harruar fanellat e këtij ekipi në shtetin e tij, teksa kjo gjë u vu re vetëm gjatë akomodimit në hotelin përkatës në Katar.

Fanellat do të dërgohen në Katar tashmë përmes shërbimeve postare, por në një fluks të tillë këto ditë pritet të vonojnë. Federata e Ganës frikësohet se fanellat nuk do të mbërrijnë me kohë për ndeshjen e tyre të parë për shkak të shërbimeve të ngadalshme postare në Ganë. Kjo kombëtare do ta luajë ndeshjen e parë kundër Portugalisë më 24 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb