Kryeministri Edi Rama ka takuar sot presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliyev, i cili është në një vizitë në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi se me kreun e shtetit azerbajxhanas kishte një bashkëbisedim miqësor e të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë.

Ai ka njoftuar se me investim të Azerbaixhanit do t’i japë fund varësisë së vendit nga nafta e importit.

Postimi i plotë:

Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb