Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra pas diskutimeve për projektligjin për Portin e Durrësit.
Pas debatit të ashpër për Portin e Durrësit, ndërsa Bushka u shpreh se do të kalojë për votim projektligjin, në këtë moment ka ndërhyrë Bardhi duke i ‘flakur’ tej mikrofonin.
“Unë nuk e vazhdoj më diskutimin do të kaloj në votim sepse ju kolegë nuk keni respekt. Kur ju flisni ne ju respektojmë. Kalojmë në votim. Të numërojë votat sekretaria.”, tha Bushka.
Debati:
Bushka: Nuk ka më diskutime kalojmë në votim se ju kolegë nuk keni respekt
Bardhi: Gjejeni në marrëveshje ku investon ai
Bushka: Më gjeni një rresht ku tokën e japim në pronës. E keni lexuar kontratën. Sot gjithë ditën treguam se ajo që thoni ju për zhvillimin e procedurës së përshpejtuar është e drejtë dhe sot i dhamë 8 orë kohë për ta sqaruar. dhe unë nuk e kuptoj, ju qofshi që nuk gjetët asnjë defekt tek kontrata.
