Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka kërkuar kujdes.

Duke folur për gazetarët, Morawiecki tha se forcat e sigurisë dhe ekspertët ndërkombëtarë ishin në Przewodów , në Poloninë lindore, ku dy persona janë vrarë në përpjekje për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Ai përsëriti disa masa të shpallura tashmë, duke përfshirë një gatishmëri të shtuar ushtarake dhe biseda me aleatët e NATO-s për një takim të nenit 4 midis shteteve anëtare. Varshava gjithashtu do të rrisë monitorimin e hapësirës së saj ajrore.

Kryeministri vazhdoi duke kërkuar që njerëzit të jenë të përmbajtur. “U bëj thirrje të gjithë polakëve që të qëndrojnë të qetë rreth kësaj tragjedie. Të tregohemi të matur, të mos lejojmë të manipulohemi.

“Ne duhet të jemi gati të përballemi me lajme të rreme, përpjekje propagandistike.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb