Ishte në dyshim të fortë, prezenca e tij në Botëror nuk ishte e sigurt, por përgjigjet që vijnë nga rezonanca magnetike qetësojnë trajnerin Martinez. Romelu Lukaku është gati për ketë aventurë në Katar, testet e fundit që iu nënshtrua kanë dhënë sinjale pozitive, me sulmuesin e Inter që është bashkuar me pjesën tjetër të grupit duke fluturuar drejt Kuvajtit aty ku do të zhvillojnë dhe grumbullimin.

20221116 1668573887 281
20221116 1668573887 281

48 orë përpara startit të Botërorit është parashikuar një tjetër test, e sigurt është që Lukaku nuk do të jetë në fushë për miqësoren e së premtes kundër Egjiptit.

Belgjika do të debutojë në Botëror më 23 nëntor kundër Kanadasë, ndërsa Lukaku parashikohet të aktivizohet gjatë ndeshjes, në varësi se si do të shkojë ky takim. Martinez shpreson që të ketë Lukakun në kushte ideale gjatë fazës me eliminim direkt, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: