Zbardhen emrat e personave që SPAK kërkon arrestimin e tyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb emrat e personave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti.

Kujtojmë se mes personave të arrestuar aktualisht është biznesmeni Arben Dervishaj, i cili rezulton të jetë supervizor në inceneratorin e Fierit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se Derviashj rezulton se më kompaninë e tij ka deklaruar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit, mbi bazën e të cilës janë bërë dhe pagesat.

Nga verifikimet e situacioneve të punimeve u konstatua se s’kanë qenë ashtu siç ka deklaruar supervizori. Po ashtu mësohet se në aksionin që po zhvillohet nga Operacionalja, disa prej personave të dyshuar nuk janë gjendur në adresat e tyre, dhe nëse nuk arrestohen, do të shpallen në kërkim.

Ndërkohë, hetimet për Inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar.

EMRAT
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Gentian Zifla
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb