Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka publikuar sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, dokumente që sipas tij vërtetojnë se pjesë e asaj që opozita e quan aferë të portit të Durrësit është dhe kompani offshore.

Sipas Alibeajt, bëhet fjalë për një vendim që është dhënë me firmë të kryeministrit Edi Rama, me Nr. 14/6 datë 02.12.2021 “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina) me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k me nuis/nipt m11726006h dhe ortak të vetëm Symphony Invest Limited, me numër regjistrimi 355663 dhe garantues financiar NSHMI Development L.L.C me numër regjistrimi 1155255 licencë 727523, Dubai, EBA”.
Akti i Themelimit: Fakton se, Shoqëria Symphony Real Estate Development shpk, të cilës i është dhënë statusi “Investitor Strategjik” është në pronësi 100% të shoqërisë Simphony Invest Limited, rregjistruar në Corporate Center, Cayman Island (Ishujt Kajman).

Alibeaj sqaroi se “Simfoni Investiment është e regjistruar në Ishujt Kayman, parajsë fiskale, që jo vetëm krijon hapësira për të mos paguar taksa, por ofron edhe anonimatin e aksionarëve.”.

Më poshtë dy vendimet:

  • foto galeri

Dokumenti i dyte

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb