Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela zhvilloi ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Nga të dy drejtuesit e institucioneve, u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i ndërveprimit institucional në fazën hetimore, ndërkohë që do të ndërmerren hapa konkretë për rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit.

Në këtë kuadër, po shqyrtohen mundësitë për bashkërendimin e masave që do të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e hetimit për një sërë veprash penale.

Në takim u ra dakord për rëndësinë e harmonizimit të prioriteteve në funksion të mirë administrimit dhe përdorimit efikas të burimeve njerëzore e teknike, duke synuar rritjen e impaktit të forcës goditëse të organeve ligjzbatuese ndaj fenomeneve kriminale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb