Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se ende nuk ka një marrëveshje me Beogradin sa i përket targave.
“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së, kemi diskutuar disa elemente për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”, tha Bislimi, duke shtuar se detajet nuk duhet të diskutohen në publik.
I pyetur se çfarë do të ndodh pas të hënës kur edhe nis vendosja e gjobave për veturat me targa ilegale, Bislimi iu drejtua gazetarit se “pas të hënës vjen e marta”.
“Pas të hënës vjen e marta, a e din ti çka ka me ndodh, unë nuk jam ‘Nostradamus’ jam zëvendëskryeministër i Kosovës”, tha Bislimi.
(BalkanWeb)